image Edukatorët e ardhshëm nuk i përfillin masat antiCOVID në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Sinjalizime

Edukatorët e ardhshëm nuk i përfillin masat antiCOVID në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

news image

Masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së janë paraparë që të respektohen edhe brenda hapësirave të fakulteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, një gjë e tillë nuk po ndodh dhe këto masa po shkelen brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtna”, konkretisht në Fakultetin e Edukimit.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilat shihen shumë studentë, të cilët po presin në radhë për të dorëzuar dokumentet për nivelin master në këtë fakultet.

Por, edukatorët e ardhshëm shihet se nuk po respektojnë distancën fizike dhe shumica prej tyre nuk i kanë të vendosura maskat si masa mbrojtëse kundër koronavirusit./Gazeta Sinjali/