Futbollisti Kosovar, Edon Zhegrova po kalon kohën në karantinë në shtëpinë e tij ashtu si edhe futbollistët tjerë.
Për të kaluar kohën, ai mbrëmë vendosi t’u përgjigjej disa prej pyetjeve të fansave në Instagram.
E njëra prej pyetjeve e cila iu bë me së shpeshti ishte ajo se a është në lidhje, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shumë pyetje a jom në lidhje, jo nuk jam” – ishte përgjigjja e futbollistit të Baselit./Gazeta Sinjali/