image Edita Tahiri i reagon Lajçakut, pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës, në Beograd

Kosovë

Edita Tahiri i reagon Lajçakut, pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës, në Beograd

news image

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak duke i thënë se porta dalëse drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e vet duke e hequr Republikën e Kosovës nga preambula.

“Pas vizitës së fundit të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, mesazhi im është që pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e saj, duke hequr Kosovën nga aty. Po flas në kapacitetin e ish-shefes së negociatave për 7 vjet”, ka shkruar Tahiri.

Lajçak në vizitën e tij në Beograd ka thënë se Kushtetuta mund të ndryshohet dhe se nuk është bibël./Gazeta Sinjali/