image Edita Tahiri: 22 shtete të BE-së e kanë njohur Kosovën, për çfarë 'neutraliteti të statusit' po flitet

Politikë

Edita Tahiri: 22 shtete të BE-së e kanë njohur Kosovën, për çfarë ‘neutraliteti të statusit’ po flitet

news image

Paraqitja live e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, me një hartë në prapaskenë, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë dhe deklarata e zëdhënësit të BE-së se kjo hartë është në një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral, ka nxitur reagimin e ish-kryenegociatores kosovare në këtë proces, Edita Tahiri.

Tahiri ka thënë se Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe i duket e pakuptueshme se për çfarë ‘neutraliteti të statusit’ po flasin disa zyrtarët e BE-së.

“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. 22 e kanë njohur dhe vetëm 5 ende nuk e kanë njohur. Për çfarë lloj ‘neutraliteti të statusit’ po flasin disa zyrtarë të BE-së?”, ka shkruar Tahiri në Twitter./Gazeta Sinjali/