image Edi Reja vazhdon kontratën me kombëtaren shqiptare

Futboll

Sport/ Edi Reja vazhdon kontratën me kombëtaren shqiptare

news image

Trajneri italian Edoardo Reja e ka vazhduar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, kështu duke qenë në krye të kombëtares shqiptare.

Anip FSHF nuk ka bërë ende diçka zyrtare, 74-vjeçari në prononcim për mediat është shprehur i lumtur për marrëveshjen e re.

Tekniku italian është shprehur i kënaqur për këtë verdikt duke theksuar se ndihet i entuziasmuar dhe krenar që do të jetë një nga trajnerët më të vjetër në qarkullim. Reja shtoi se ky është një projekt i ri dhe një sfidë e bukur për të.

Edoardo Reja do të qëndrojë për 4 vjet në stolin kuqezi dhe sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë do të përfitojë 1.2 milionë euro./Gazeta Sinjali/