image 'Edi Ramës i ka humbur rruga në oborr'

Kosovë

Politikë/ ‘Edi Ramës i ka humbur rruga në oborr’

news image

Daut Haradinaj tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka për obligim ta mbrojë Kosovën dhe ta ruajë Kosovën, e jo të dalë dhe të kritikojë të gjithë zyrtarët e Kosovës.

“Atij i ka humbur rruga në oborr dhe nuk e di ku është. Me qenë aq i zoti nuk do të ishte i vetmi shtet në Perëndim që i ka zgjedhjet një partiake, me qenë aq i zoti le t’i zgjidhë problemet e veta, e nëse i del kohë le të na ndihmojë edhe neve. Por, nëse nuk i del kohë, të paktën të mos na godasë”.

“Rama është shumë pak hisenik në të arriturat e Kosovës, shumë pak, të mos them hiç. Partia Socialiste në kohën e luftës në Kosovë kanë qenë militantë të luftës për çlirimin e Kosovës krahas Berishës dhe krejt PD-së, por nuk e di një kontribut qoftë simpatik apo modest që Rama ia ka bërë Kosovës për çlirimin e vendit”, theksoi Haradinaj /Gazeta Sinjali/