image Edi Rama viziton 121 afganët në Durrës, shpërndan lodra për fëmijët

Shqipëri

Edi Rama viziton 121 afganët në Durrës, shpërndan lodra për fëmijët

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar 121 afganët në Durrës, ku ka biseduar me ta për mënyrën së si ndihen dhe ka shpërndarë lodra për fëmijët.

“Pra çdo gjë është në rregull këtu, me strehimin e gjithçka. Ju është dashur të kaloni shumë, por më në fund… Kemi sjellë diçka për fëmijët”, tha kryeministri Rama.

Më parë, Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së 121 afganëve në Shqipëri duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Gjatë bisedës me Ramën, një afgane shpreh mirënjohjen për qeverinë shqiptare, për mikpritjen dhe strehimin e tyre. Ajo tregoi se i duket sikur është të vish nga ferri në parajsë, ndërsa thotë se e gjithë kjo situatë e shkaktuar nga regjimi taleban nuk ka qenë aspak e lehtë për ta.

“Me shumë vështirësi, por ia dolëm. Duam t’ju falënderojmë për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz në një kohë të papritur, por kolegët tuaj kanë bërë një punë të mrekullueshme këtu. Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është.

Nuk ka qenë e lehtë për të qenë të ndershëm, ende duket joreale, duket si një makth. Por, realiteti është ky që është. Duket si të vish nga ferri në parajsë”, tha ajo, raporton TCh.

/GazetaSinjali/