Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi fotografinë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u bë virale vitin e kaluar në rrjete sociale, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Dua me flamurin e Kosovës duke puthur Duan me flamurin e Shqipërisë, ishte imazhi që Rama e postoi në rrjete sociale me mbishkrimin: “Mirëmëngjes”.
Kryeministri shqiptar ia bashkëngjiti postimit flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, mes të cilëve vendosi edhe një zemër./Gazeta Sinjali/