image Edi Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi antiCOVID në Shqipëri

Shqipëri

Edi Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi antiCOVID në Shqipëri

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefin e kompanisë së Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës antiCOVID në New Jork, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama gjithashtu, u shpreh se përmbylli komunikimet e kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

“Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”, shkroi ai.

“Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat”, përfundoi Rama.

/Gazeta Sinjali/