image Edi Rama tregon ofertën që Emmanuel Macron i bëri Ramush Haradinajt për liberalizim të vizave

Edi Rama tregon ofertën që Emmanuel Macron i bëri Ramush Haradinajt për liberalizim të vizave

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po pretendon se Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës në detyrë, kishte pasur në tavolinë një ofertë nga Emmanuele Macron dhe Anglea Merlek, për liberalizimin e vizave të kosovarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama po pretendon se Berlin, Macron i kërkoi Haradinajt që ta pezulloi taksën për 4 muaj në këmbim të liberalizmit të vizave.

Sipas tij oferta e Macronit ishte që nëse nuk ka përmirësime, Haradinaj do të mund ta kthente prapë taksën. Por sipas Ramës, Haradinaj e kishte refuzuar një ofertë të tillë.

“Ishte mundësia e artë në Berlin kur Macron i tha Ramushit, ‘na jap mundësin mua dhe Angela Merkelit’ katër muaj mos e hiq taksën, por suspendojë për katër muaj. Ti e suspendon taksën për liberalizim të vizave. Baton sot do të ishte liberalizimi i vizave nëse do të hiqej taksa do të përdorej si instrument dhe jo si qëllim”, ka deklaruar Rama në Klan Kosova.

Më tutje ai ka akuzua Haradinajn se ka bërë politikë me takën e vendosur ndaj Serbisë për të fituar vota në katundet e Kosovës.

“Kur u përdor si qëllim humbi Kosova dhe fitoi Serbia. Kështu është kur bëhet politikë me emocione afat-shkurtër. Kështu është kur bënë politikë afat-shkurtër dhe kështu është kur bënë politikë për të treguar në katunde tona se kush është më patriot se tjetri”, ka deklaruara Rama.

Megjithatë kujtojmë se Haradinaj kishte pasur krejt fjalë të tjera pas këtij udhëtimi në Berlin. Ai kishte thënë se ishte vënë në pozitë të vështirë nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi duke i kërkuar ta shfuqizojnë taksën./Gazeta Sinjali/