image Edi Rama thumbon Hashim Thaçin nga Samiti i Ohrit

Kosovë

Konferenca/ Edi Rama thumbon Hashim Thaçin nga Samiti i Ohrit

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për media nga Samiti i Ohrit, përveç që foli për atë që diskutuan në këtë mbledhje, ai përmendi disa arsye përse largimi i Kosovës është i pakuptimtë nga ky takim.

Rama, tha se në takimet e mëhershme që liderët e Ballkanit Perëndimor kishin zhvilluar, e kishin marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeminstri Ramush Haradinaj, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e kishin njohur Kosovën, e kjo atëherë sipas tij nuk i kishte penguar atyre.

Dua të jem sa më i qartë dhe sa më i drejtpërdrejt me të gjithë ata që nuk kuptojnë apo bëjnë se nuk kuptojnë. Së pari, në kujtesën time jemi takuar, jemi ulur, kemi biseduar dhe kemi dakordsuar se gjithçka që shkruhet tanimë jo si dokument mirëkuptimi, por si plan veprimi në mes të gjatë liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në Sofie, Londër, Prieste, Bruksel, Paris, Vienë, Durrës, Shkup, Ulqin, pra me sa unë kujtoj nuk më rezulton se në të gjithë këto takime Seriba apo Bosnje e Hercegovina, e kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar as presidentin e Kosovës e as kryeministrin e Kosovës të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës, si të barabartë me të tjerët dhe të dakordsohen për të gjitha elementet e kësaj nisme në dokumente, të bashkëmiratuar me partnerët evropianë”, ka thënë ai.

Më tutje kryeministri i Shqipërisë tha se pjesëmarrja e Kosovës në këto takime asnjëherë nuk është vënë në diskutim.

Edi Rama gjithashtu përmendi se Shqipëria nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Serbisë vetëm pse sipas tij është ulur në një tavolinë të diskutojë me të.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE-së në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ndryshon qëndrim ndaj Serbisë, në lidhje me njohjen e Kosovës”.

Dje, presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka përmendur disa arsye se përse Kosova anuloi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit, ku potencioi se nuk ulen në tavolinë me shtete, të cilat nuk e njohin Kosovën./Gazeta Sinjali/