image Edi Rama tallet në Samitin e Londrës, të gjithë qëshin me shprehjen e tij për Mini-Shengenin

Botë

Fjalimi/ Edi Rama tallet në Samitin e Londrës, të gjithë qëshin me shprehjen e tij për Mini-Shengenin

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në Samitin e Londrës, i cili po mbahet sot për investimet në Ballkan për vitin 2020, ka thënë se ai personalisht nuk e di kush e shpiku fjalën Mini-Shengen, sepse nuk është aspak mini, sipas Ramës ai tha se “Ne jemi më të gjatët në Europë si rajon”.

“Nuk e di kush e shpiki këtë fjalën mini, Mini-Shengeni nuk është aspak mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në Europë si rajon”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në Panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Rama në fjalimin e tij në panel, ka theksuar se Mini-Shengeni është rajonale, hapësirë e përbashkët që i referohet si shengen për shkak të lirive të njerëzve dhe kapitaleve.

“Është rajonale, është një hapësirë e përbashkët rajonale që i referohet si shengen për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për lirinë e njerëzve tanë dhe kapitaleve”, është shprehur Rama./ Gazeta Sinjali/