image Edi Rama takohet sot me kancelarin gjerman Scholz

Shqipëri

Edi Rama takohet sot me kancelarin gjerman Scholz

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Gjermani në kuadër të një vizitë zyrtare, ndërsa sot do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Takimi është planifikuar të ndodhë pasdite, rreth orës 18:00, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, lufta në Ukrainë, por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.

Po ashtu do të diskutohen dhe çështje të tjera që prekin dy vendet, si ekonomia dhe politika e jashtme

Pas takimit do të ketë dhe një konferencë për mediat të kryeministrit dhe kancelarit, ku do të mësohet dhe qëndrimi që ka Gjermania sa i përket integrimit të vendit, në kontekstin e një rendi të ri në Evropë, ku Ukrania ndodhet nën sulm nga Rusia, njofton abcnews.al.

Takimi do të mbyllet me një darkë informale të Ramës me Scholz.

/GazetaSinjali/