image Edi Rama shkon në Beograd, pritet të marr pjesë në Konferencën Rajonale të Energjisë

Shqipëri

Edi Rama shkon në Beograd, pritet të marr pjesë në Konferencën Rajonale të Energjisë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

“Kryeministri Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal, i cili luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aktualitetin e krizës energjetike”, njofton kryeministria.

/GazetaSinjali/