Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar bisedën që pati me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Rama ka publikuar me zë bisedën telefonike në Facebook.
“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falënderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me ShBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës”.
“I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, ka shkruar Rama.