image Edi Rama përkujton Demaçin në dyvjetorin e vdekjes: Na e la jetën e tij si një "Bibël" a "Kuran" shqiptarie

Histori

Edi Rama përkujton Demaçin në dyvjetorin e vdekjes: Na e la jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Adem Demaçin me rastin e dyvjetorit e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama thotë se Demaçi ishte një legjendë e gjallë e lirisë së Kosovës dhe se jeta e tij mbeti si bibël a kuran shqiptarie.

“Hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar, qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë, duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie”, ka shkruar ai në Facebook.

Rama e quan fatmirësi që Adem Demaçi ishte shqiptar, madje shqiptar i mirë i cili Rama thotë se dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin.

Kryeministri shqiptar thotë se e gjithë bota habitej me Demaçin teksa e shihte si i shpërfillte plumbat në rrugët e Prishtinës, torturuesit në birucat e Jugosllavisë apo edhe vetë hijen e vdekjes, e cila më se një herë thotë se iu avit në ato biruca./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/?__tn__=%2Cd%3C-R&eid=ARCQoX4MiFnT9oU0eI4E9_wun7lndESQK5HuQTy6GUk14H84OSPfevGKwCi0B-xvUwJjBOn9PTFdKiAR