Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nesër do ta nderojë boksierin Florian Marku.
Ngjarja do të nis më 27 gusht në orën 11:00.
“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, ka shkruar Rama në Facebook.
Marku vazhdoi rekordin si i pamposhtur, duke triumfuar ndaj bokserit meksikan Miguel Parra Ramirez, duke shkuar tani në 13 ndeshje radhazi, prej të cilave 12 fitore, dhe një barazimi.