image Edi Rama me thonjë të paprerë gjatë konferencës në aeroportin e Prishtinës

Politikë

Edi Rama me thonjë të paprerë gjatë konferencës në aeroportin e Prishtinës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përfolur vazhdimisht për probleme me thonjtë e paprerë, ndërsa së fundmi ka reflektuar një gjë të tillë edhe në konferencën për media të thirrur nga ai në aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës dyditore në Kosovë.

Duke folur për vizitën në Kosovë dhe aktakuzën e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Rama herë pas here i çoi duart, ndërsa ranë menjëherë në sy thonjtë e paprerë të tij.

Kjo nuk është hera e parë që mediat dhe rrjetet sociale e kritikojnë kryeministrin Edi Rama për një problem të tillë të higjienës personale. /Gazeta Sinjali