Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur lidhur me vaksinimin antiCOVID apo jo të liderit të opozitës, Lulzim Basha, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai është përgjigjur duke thënë se radhën si rast rreziku për shkak të moshës, e ka ish-kryeministri, Sali Berisha.
“Radhën për vaksinimin e ka Saliu, kur të hyjmë tek faza për moshat e thyera”, tha Rama
“Pfizer mund të fillojë në spitalin covid të Prishtinës tek infektivi. Doza që mund ti japim Kosovës, janë simbolike por në këtë rast nuk duhet të mendojmë si BE por të mendojmë edhe për të tjerët. Kosova dhe Shqipëria janë një edhe në gëzim edhe në hall. Këtë hall edhe pse nuk ua zgjidhim dot do tua qajmë”, tha Rama ndër të tjera.