image PS ka marrë vendim që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend

Politikë

PS ka marrë vendim që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend

news image

Partia Socialiste ka dhënë urdhër që pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha të injorohet çdo deklaratë e tij në Kuvend.

Grupi parlamentar i PS ka marrë urdhër nga “kupola” që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend, duke bërë që deklaratave të tij të mos iu bëhet jehonë, ka raportuar gazetarja, Esiona Konomi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të grupit dhe u provua me daljen e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve, i cili iu shmang totalisht pyetjeve të mediave për Berishën. /GazetaSinjali/