image Edi Rama i dërgon letër kryeministrit të Kinës: Ngushëllime për çdo viktimë

Rajon

Telegram/ Edi Rama i dërgon letër kryeministrit të Kinës: Ngushëllime për çdo viktimë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij kinez, Li Keqiang teksa koronavirusi vijon të përhapet masivisht në botë, duke shënuar mbi 300 viktima në Kinë.

Rama shpreh ngushëllime për viktimat, ndërsa u uron shërimin sa më të shpejt të sëmurëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai i kujton kryeminstrit kinez se Shqipëria i ka ende plagët e hapura prej tërmetit të 26 nëntorit dhe është e vetëdijshme për solidaritetin dhe ndihmën midis kombeve dhe njerëzve në ditë sprovuese.

Letra e plotë e Edi Ramës dërguar kryeministrit kinez:

Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë me Kinën dhe qytetarët kinezë rreth përhapjes së koronavirusit në Wuhan, provinca Hubei.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve.

Po i ndjek zhvillimet më të fundit dhe jam i bindur se qeveria dhe qytetarët kinezë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.

Kam mundësinë të shpreh vlerësimin për të gjithë stafin mjekësor dhe autoriteteve që po punojnë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për të minimizuar efektet e tij.

Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese

Ju lutem pranoni garancinë time se qytetarët dhe qeveria shqiptare qëndrojnë pranë jush në këtë krizë./Gazeta Sinjali/

zvaff