Kryeministri Edi Rama njofton sot firmosjen e konfiskimit të 15 kullave në Tiranë dhe jo vetëm, të cilat kanë disa kate shtesë apo edhe të ndërtuara plotësisht pa leje. Këto ndërtime do t’i kalojnë shtetit, tha Rama, pasi të gjitha hallkat ligjore tashmë janë kaluar.
“Çfarë nuk na dëgjuan veshët dhe ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Por mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them”, shkruan Rama, teksa ndan videon e mëposhtme.
Sipas kryeministrit, këto ambiente që tashmë me firmën e tij i kalojnë shtetit, do përdoren për zyra për administratën. Ai u përgjigj dhe atyre që e akuzuan për propagandë, duke thënë se asnjë metër dhe akt pa leje nuk do të kthehet mbrapsht.