Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot ka vendosur që ta nisë ditën duke publikuar në Facebook, thënie fetare.
Derisa dje ju drejtua besimtarëve myslimanë, sot ka publikuar një lutje për besimtarët e fesë katolike.
‘Fjalët e shenjta’, ka shkruar Rama, përmbi fotografinë ku shihej lutja fetare.
Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë edhe dje e publikoi në mëngjes një thënie fetare në rrjetin social. Rama publikoi një thënie të shenjtë për besimtarët islam./Gazeta Sinjali/