Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe një herë tjetër ka folur për vaksinat anti-COVID.
Rama tregoi se janë në kontakte të vazhdueshme me kompaninë e njohur të vaksinave Pfizer.
Sipas Ramës, këto kontakte janë duke u bërë vazhdimisht në mënyrë që marrëveshja të shkojë deri në fund.
Po ashtu, Rama tha se me Pfizer nuk kontaktojnë vetëm një herë në ditë por 7 herë në ditë.
“Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksinat janë aty. Është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbë procesin, për shkak të vaksinës. Pfizer ka një problem të madh aktualisht me të gjitha vendet. Pfizer ka lajmëruar një stop. Ne jemi në kontakt, jo njëherë por shtatë herë në ditë, për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin dozat. Nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca. Shpresoj që në ditët në vijim të jap një lajm të mirë për këtë. Ajo që mund të thuhet me plot gojë është se Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do iu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me COVID-in, në raport me asnjë vend. Së shpejti të mund të japim lajme të mira. për momentin jemi në komunikime të vazhdueshme me Pfizer, që shpresoj të lëshojë një pjesë të dozave të premtuara. Shpresoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi qartësi, më shumë se c’dini dhe c’dimë sot për vaksinën”, tha Rama.