Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ermali, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
“Miq…Ky Film do jetë një thyerje brinjësh, dhe Tabush… Nuk e imagjinoni dot… I love Tropoja”, ka shkruar Mamaqi në mbishkrimin e fotografisë.
Kryeministri shihet i veshur në të zeza dhe me paruke, si dhe një lente në njërin sy. Mirëpo, asgjë nuk është bërë e ditur për rolin e tij në këtë film.
Pjesë e këtij filmi janë edhe fytyra të njohura publike si: Enca Haxhia, Arjola Demiri, Julian Deda e shumë të tjerë./Sinjali/