Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook, ka kujtuar ditën e çlirimit të Kosovës, që sot bëhen 21 vjet nga ajo ditë.
Rama, ka shkruar se ajo ditë ka ikur shumë shpejt si ditë e bekuar që ishte.
“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Rama./ Gazeta Sinjali/