image Edhe vetura e policisë shpërfill rregullat e trafikut, tejkalon në vijë të plotë

Siguri

Edhe vetura e policisë shpërfill rregullat e trafikut, tejkalon në vijë të plotë

news image

Jo vetëm qytetarët po shkelin rregullat e trafikut dhe po gjobiten nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe organet e rendit dhe sigurisë, të cilët janë të thirrur për të monitoruar respektimin e këtyre rregullave, po dalin të jenë shkelësit e tyre.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila tejkalon në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Sipas tij, ky rast ka ndodhur të mërkurën e kësaj jave, në magjistralen Gjakovë – Prishtinë./Gazeta Sinjali/