image Edhe tri klube të mëdha europiane përcjellin Vedat Muriqin nga afër

Futboll

Futboll/ Edhe tri klube të mëdha europiane përcjellin Vedat Muriqin nga afër

news image

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyer në skuadrën turke Fenerbahçe, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Në ndeshjen e fundit të Fenerbahçes ku luajti ndaj Trabzonsporit, Muriqin e Kosovës, e përcollën agjentë të tri skuadrave nga liga të ndryshme: Monaco, Eintracht Frankfurt dhe Leicester City.

Edhe pse Fenerbahçe e humbi takimin me rezultat 2:1, vlen të ceket se Muriqi në këtë takim pati paraqitje pozitive.

Sporx raporton se klubet e sipërpërmendura kishin sjellur agjentët për ta përcjellur nga afër futbollistin nga Prizreni.

Ndryshe, për Muriqin tashmë kanë shprehur interesim edhe Tottenhami, Burnley dhe Manchester Unitedi.

Të tri këto klube kërkuan transferimin e Muriqit në janar, por futbollisti nga Kosova refuzoi të largohet me pretekstin se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në Turqi./ Gazeta Sinjali/