image Edhe Thaçi kërkon nga qytetarët që të mos i vizitojnë familjarët për Bajram

Apel/ Edhe Thaçi kërkon nga qytetarët që të mos i vizitojnë familjarët për Bajram

news image

Përpos kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavës, thirrje që qytetarët të mos bëjnë vizita familjare gjatë festës së Fitër Bajramit ka bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kjo pasi që, sipas tij, ende nuk ka kaluar rreziku nga koronavirusi.

“Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

I pari i vendit i ka uruar besimtarët myslimanë që t’u jetë pranuar agjërimi dhe Fitër Bajramin i cili, tha se, është gëzim i përbashkët.

“Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar. Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3809597139110617?__xts__[0]=68.ARDSbQP1O4oXtItu7seUO2qJ20ByCwCBrK0t003tADnjm2cPSB2LFGtr6PfVtp-nSSzQLyEF_Lg4vWdVtKb6SMrVv4f9f7fYonDwbY2GoPJwi8a6U8HV3h7e3Fhd_vM2tnc34jVfig-q4CcuSVgmJlRCXn5xEAQrLzhjjutY_MfqthNcL3Y-WgSKdkjUHN020wATzZVaVX7w2JbTHkCM1ATUHxf2qq9QJVtPHmIPgYACYqN9L3HZcdL9Gct-BXNPeTDA9meUKR4M04kNBuvxhqZMiFv9J4u5v5vc_WdJfc9DJSh3DJYi64zrCklMuXKWC3s7zG04f4osXVc-5Uc9Lg&__tn__=-R