image Edhe Suhareka mendon për të infektuarit me COVID-19, 100 euro për të infektuarit, 200 për familjarët e viktimave

Kosovë

Edhe Suhareka mendon për të infektuarit me COVID-19, 100 euro për të infektuarit, 200 për familjarët e viktimave

news image

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sot Asambleja Komunale ka dalë me një vendim për përkrahje me mjete financiare për qytetarët të cilët janë prekur nga COVID-19.

Muharremaj ka thënë se të infektuarit me COVID-19 do t’i marrin nga 100 euro, kurse familjarët e atyre që vdiqën si pasojë e virusit do ti marrin nga 200 euro.

Ky është postimi i tij:

Me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së, e po ashtu edhe me përkrahjen e asamblistëve tjerë, është aprovuar vendimi për ndarjen e mjeteve, ku çdo qytetarët e prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, dhe ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore.

Krahas shpenzimeve dhe humbjeve, kjo natyrisht se është simbolike, mirëpo mendoj se bashkë edhe këtë sfidë mund ta përballojmë dhe bashkëndjejmë me ju.
Për formën dhe mënyrë e aplikimit, do të njoftohen me kohë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike

Të gjithë të prekurve nga Pandemia Covid-19 ju uroj shërim të plotë, ndërsa familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ju shprehim ngushëllimet tona më sinqerta.
Bali Muharremaj

/Gazeta Sinjali/