Franca e ka konfirmuar rastin e parë me variantin e ri të COVID-19 që është duke u përhapur në shpejtësi.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se i infektuari ishte një shtetas francez nga qytetit Tours, i cili kishte qenë në Londër.
Autoritetet theksuan se ai nuk shfaq ndonjë simptomë dhe është në vetëizolim. Ndërkohë, edhe në Spanjë janë shënuar 4 rastet e para të infektimit me versionin e ri të Covid-19, i cili u identifikua fillimisht në Britani.
Ata janë vetizoluar në Madrid dhe nuk shfaqin simptoma të rënda. Të infektuarit ishin kthyer së fundmi nga Mbretëria e Bashkuar.
Shfaqja e versionit të ri të koronavirusit, i cili përhapej shumë më shpejt, nxiti një valë kufizimesh ndaj Britanisë, kryesisht në mënyrat e transportit. Mbi 40 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, mbyllën apo kufizuan linjat ajrore me këtë shtet për të frenuar përhapjen e mutacionit të ri të virusit.