Në Shqipëri në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë pacient nga COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se janë shënuar vetëm 12 raste pozitive me koronavirus.
Kurse të hospitalizuar janë 30 pacientë, ku 8 prej tyre gjenden në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë atje, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/