image 28 persona të arrestuar në Shqipëri për krime kibernetike

Shqipëri

28 persona të arrestuar në Shqipëri për krime kibernetike

news image

Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL kundër krimeve kibernetike.

Operacioni u zhvillua gjatë muajit tetor në vende të ndryshme të Europës, ndërsa në përfundim u vunë në pranga 28 persona.

Në një deklaratë, Policia e Shtetit bëri të ditur se personat e vënë në pranga përdorin disa aplikacione në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme, raporton A2 CNN.

Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione./GazetaSinjali/