Vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin evropian dhe certifikatat e COVID-19 që ai do të lëshojë, që nga sot hyn në fuqi, duke u pranuar në Bashkimin Evropian me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.
Kjo lëvizje vjen në periudhën kur situata e pandemisë po përkeqësohet në pjesë të ndryshme të Evropës.
Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.
Në njoftimin e bllokut thuhej se këto shtete e territore, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.
Në të njëjtën kohë, shtetet janë pajtuar të pranojnë certifikatën dixhitale të BE ndaj COVID-19 për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.
“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurt falë certifikatës dixhitale evropiane ndaj COVID-19. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm”, ka njoftuar komisionari evropian i Drejtësisë, Didier Reynders. /GazetaSinjali/