image Edhe Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, Rama tregon se kur nisë vaksinimi antiCOVID

Shqipëri

Edhe Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, Rama tregon se kur nisë vaksinimi antiCOVID

news image

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike ‘Pfizer’ për të nisur vaksinimin antiCOVID qysh në fillim të vitit tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama tha se kanë dakordësuar tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”, shkroi ai.

Rama po ashtu përmes një postimi në Twitter ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“I papranueshëm moralisht, politkisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, tha Rama.

/Gazeta Sinjali/