Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ShBA do të vendosë sanksione kundër Vladimir Putinit dhe Sergei Lavrovit, transmeton Sinjali.
Ndaj dy krerëve të Rusisë, pak më parë BE njoftoi se ka vendosur sanksione.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se ShBA “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare“.
BBC kupton se sanksionet e BE-së ndaj Putinit dhe Lavrov do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, mirëpo Psaki tha se masat e ShBA-së do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.
Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë sot.