image Edhe Serbia paralajmëron qytetarët e saj të largohen nga Ukraina

Rajon

Edhe Serbia paralajmëron qytetarët e saj të largohen nga Ukraina

news image

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka rekomanduar qytetarët e saj në Ukrainë që të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga territori i atij vendi.

Poashtu është thënë se kushdo nga qytetarët serbë që planifikon të udhëtojë në Ukrainë, të mendojnë për shtyrjen e udhëtimit.

“Ne kërkojmë nga qytetarët tanë që janë ende në Ukrainë që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Serbisë në Kiev. Gjithashtu rekomandojmë që qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në Ukrainë të mendojnë për shtyrjen e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Duhet përkujtuar që ditëve të fundit shumë prej shteteve kanë kërkuar nga qytetarët e tyre të cilët gjenden në Ukrainë që të shqyrtojnë mundësinë e largimit.

/GazetaSinjali/