Ndriçimi publik në disa pjesë jo vetëm të kryeqytetit, por edhe në qytete, fshatra e lagje tjera të vendit vazhdojnë të mbesin ndezur edhe ditën, edhe përkundër kërkesave për kursim të energjisë nga institucionet e nivelit qendror si shkak i problemeve globale me energji.
Drita jo të pakta jo rrallë here shihen ndezur gjatë ditës edhe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, e në anën tjetër ka lagje që fare nuk kanë ndriqim , ose është dëmtuar.
Nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës, thonë për Gazetën Sinjali, se dritat të cilat ndizen ditën, ndizen nga operatorët ekonomik të cilët janë të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës e të cilët bëjnë riparimin e tyre, sepse inetervenimet janë 24/7 që i bie edhe ditën edhe natën.
Nga Drejtorai e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës tregojnë se nuk kanë pasur kontratë të ndriqimit qe dy vjet lidhur me zgjerim të ndriqimit public.
Ndërsa sipas tyre për vitin e ardhshëm janë në pritje të lidhjes së kontratës andaj edhe gjatësitë janë sipas kërkesave nuk është e përcaktuar.