Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar për suspendimin e komandantit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gergurin.
Gërguri u suspendua pasi iu publikua një fotografi në një ndejë me alkool me vëllain e Presidentit, Nazmi Thaçi si dhe disa zyrtarë të lartë të burgjeve dhe ish- drejtorë.
Veprimi i Gergurit, për deputetin Hoxha është krejt normal, ai thotë se “edhe pse mbajmë pozita publike në radhë tē parë jemi qenie njerëzore, kemi familje, miq dhe shokë, marrim pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare dhe fotografohemi me njerëzit, kjo është krejt normale dhe ndodh në çdo shoqëri demokratike”, transmeton Gazeta Sinjali.
Suspendimin e komandantit të Njësisë Speciale, Hoxha e ka lidhur me Qeverinë Kurti.
“Qeveria në ikje është duke vazhduar operacionin e saj me largime e shkarkime të njerëzve nga puna në të gjitha institucionet e vendit edhe aty ku kjo qeverisje nuk gjen arsye serioze për të larguar dikë nga puna, asaj i mjaftojnë edhe arsyet më banale duke e shikuar kush me këndë është fotografuar apo në cilin aheng familjar ka marr pjesë”, thotë ndër të tjera ai. /Gazeta Sinjali/
Lexoni postimin e plotë: