image Edhe Presidenca njofton për emërimin e drejtorit të ri të AKI-së

Kosovë

Inteligjenca/ Edhe Presidenca njofton për emërimin e drejtorit të ri të AKI-së

news image

Pak minuta pas njoftimit të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, edhe Zyra e Presidencës ka njoftuar për emërimin e drejtorit të ri të institucionit më të lartë të sigurisë në vend, AKI-së.

Siç njofton Presidenca, përveç Gashit, Burim Ramadani i AAK-së është emëruar Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Gashi sipas ligjit, është emëruar në krye të AKI-së për një mandat 5-vjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër.