image Edhe pesë persona të infektuar me koronavirus në veri

Kosovë

Pandemia/ Edhe pesë persona të infektuar me koronavirus në veri

news image

Në veri të vendit gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe pesë persona nga COVID-19, ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës që u mbajt sot në veri të Mitrovicës.

Ai tha se dy persona të infektuar janë nga komuna e Leposaviqit, ndërsa tre të infektuarit tjerë janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Sipas tij, në veri të Kosovës deri tani janë konfirmuar me COVID-19 gjithsej 94 persona, prej të cilëve dy fëmijë, janë shëruar 43, ndërsa kanë vdekur 6 persona.

Në veri të Kosovës deri tani janë konfirmuar me COVID-19 gjithsej 94 persona

“Nëpër komuna situata është si vijon, në veri të Mitrovicës janë 37 të infektuar, Zveçan 23, Leposaviq 14, dhe në Zubin Potok 20. Sa I përket pacientëve të hospitalizuar, situata është si vijon, 30 persona me pasqyrë të lehtë janë të vendosur në domin e studentëve në Mitrovicë, 10 persona në qendrën klinike po ashtu në veri Mitrovicës, 3 persona i kemi në qendrën klinike në Kragujevc, si dhe dy persona në qendrën spitalore Dragisha Mishoviq në Beograd. Natyrisht akoma vlen lutja që t’i përmbaheni rekomandimeve, bartjen e pajisjeve mbrojtëse, distancës sociale dhe sa më shumë të qëndroni nëpër shtëpitë tuaja”, ka thënë Antonijeviq.

Ai shtoi se deri tani janë testuar gjithsej 886 persona, sot parashihet të testohen 40 persona tjerë, ndërsa në mëngjes janë dërguar për analiza mostrat e 22 personave, rezultatet e të cilëve pritet të arrinë sonte.