image Edhe pas katër ditëve Kosova në top 10-she të Lojërave Olimpike

Sporte të tjera

Edhe pas katër ditëve Kosova në top 10-she të Lojërave Olimpike

news image

Janë bërë katër ditë që prej kur kanë filluar Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në renditje e përgjithshme të deritanishme Kosova gjendet e ranguar lartë.

Falë dy medaljeve të arta të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, vendi ynë është në vendin e 10-të.

Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta. /GazetaSinjaliSporti/