image Edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, shtohen vdekjet në 24 orët e fundit

Rajon

Pandemia/ Edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, shtohen vdekjet në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pak më herët, ndërroi jetë edhe një 43-vjeçar i infektuar me koronavirua.

Në 24-orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 3 vdekje, ndërkaq gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve.