Lajmet për vdekjet e oficerëve të lartë të ushtrisë ruse janë bërë një tipar paksa i papritur i raportimeve që nga pushtimi i vendit të tyre fqinj.
Të paktën historikisht, figura të tilla kanë tentuar të mos vendosen pranë vijës së parë të konfliktit dhe në vend të kësaj të pozicionohen larg vendeve më të rrezikshme gjatë luftërave, shkruan SkyNews.
Megjithatë, koloneli Aleksey Sharov, komandanti i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi, raportohet të jetë bërë fataliteti i fundit i dukshëm brenda forcave të Putinit.
Vdekja e tij thuhet se është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarë në vend.