Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me gjendjen e shërbyesve civilë duke thënë se ata po trajtohen në mënyrë të pabarabartë në raport me kategoritë e tjera buxhetore që financohen nga buxheti i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo sindikatë më 22 janar i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, të cilit ia kanë paraqitur dy kërkesa.
Kërkesa e parë lidhet më përfshirjen e këtyre shërbyesve civilë në pakon emergjente, ndërsa kërkesa e dytë me nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
Nëse këto kërkesa nuk realizohen dhe nuk marrin një përgjigje pozitive deri nesër, SPKAU thotë se do të shpallin grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e Administratës Publike në nivel vendi.