Dje në fshatin Peran të Podujevës policia ka arrestuar një burrë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për pronë, raporton Gazeta Sinjali.
“Fshati Peran, Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ka sulmuar vëllain e tij viktimën mashkull. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Për motive pronësore dyshohet se mbrëmë u rrahën 15 familjarë në Rahovec.
Për rrahjen në Rahovec mund të lexoni KËTU.
Në Kosovë rrahjet për shkaqe pronësore janë të shpeshta, shumë nga konfliktet fizike përfundojnë edhe me të vrarë.