Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Isa Mustafën me rastin e rizgjedhjes në pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ahmeti ka vendosur që këtë urim ta bëjë përmes rrjetit social, Facebook në emër të tij dhe Partisë Socialdemokrate.
“Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët.”, ka shkruar ai.
Isa Mustafa sot është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. /Sinjali/