image Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë

Drejtësi

Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë

news image

Visar Ballovci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Ballovci ishte një nga të mbijetuarit i masakrës në Burgun Dubravës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, i cili ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Më lejoni të ju njoftoj se kam marrë ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem më datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubravës, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë”, ka shkruar Ballovci. /Gazeta Sinjali/