Hong Kongu është përfshirë nga protestat anti-qeveritare edhe këtë fundjavë në tërë qytetin si dhe ne aeroportin e vendit.
Protestat e dhunshme kanë sjellur krizë të madhe politike duke sfiduar qeverinë në Bejing.
Qindra aktivistë janë ulur nëpër rrugët e qytetit ndërsa një grup tjetër kanë marshuar në zonën e bizneseve. Të dyja marshimet ishin paqësore.
Kina kishte nisur një paralajmërim të ashpër ndaj protestuesve në Hong Kong, duke thënë se do të dështojnë tentimet e tyre për të luajtur me zjarr.
Një zëdhënës i zyrës së politikave të Kinës në Hong Kong, u ka thënë protestuesve “të mos nënvlerësojnë vendosshmërinë e qeverisë qendrore”.
Ai ka pretenduar se mbrapa dhunës në qytet qëndrojnë forcat anti-kineze.
Protestat në Hong Kong janë duke u mbajtur për dhjetë fundjava, duke kundërshtuar qeverisjen aktuale dhe kanë nisur në shenjë zemërimi rreth një projektligji për ekstradim ndërkaq më pas janë zgjeruar në kërkim të lirive më të mëdha.
Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.