Kompania Pfizer është gati të kërkojë autorizimin e SHBA-së për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19. Kjo është konfirmuar të enjten duke thënë se edhe një dozë tjetër brenda 12 muajsh mund të rrisë imunitetin dhe ndoshta të ndihmojë në largimin e plotë të koronavirusit, raporton Associated Press.
Ky vendim është marrë si pasojë e rrezikut të ri-infektimit me koronavirus gjashtë muaj pas vaksinimit dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.
Pfizer ka filluar të prodhojë një lloj të ri të vaksinës së saj, i cili do të jetë i destinuar ekskluzivisht për luftën kundër versionit Delta, tha Mikael Dolsten, drejtori kryesor shkencor i ndërmarrjes së përmendur.
“Në muajin gusht, Pfizer ka në plan të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për autorizimin emergjent të një doze të tretë”, tha ai.
Rgullatorët amerikanë thanë se njerëzit që morën dy doza nuk kanë nevojë për një të tretë.
“Ne jemi gati të miratojmë doza të reja kur shkenca vërteton se ato janë të nevojshme”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).